Artist Profile
Prend
Buzhala
I lindur në vitin 1951, Çabiq, Klinë, Kosovë.

Artist Profile
Prend
Buzhala
I lindur në vitin 1951, Çabiq, Klinë, Kosovë.
Prend Buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klinës, ku edhe jeton Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, Fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, ato iu ndërprenë dhunshëm nga regjimi i kohës, ashtu siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve, mohimi i të drejtës së lëvizjes, pasaportës dhe i çdo veprimtarie tjetër publike.
Boton shkrime letrare prej vitit 1967. Shkruan poezi, prozë, kritika e studime letrare, publicistikë etj. Gjatë dekadave të fundit të shek XX ishte i angazhuar në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës, asamblist komunal etj.
Ka punuar profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme të Klinës (1976-1982, 1992-1996), drejtues i arsimit komunal të Klinës (1995-1999), korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1993-shkurt 2002, kur u ndalua së botuari gazeta), pastaj te “Epoka e re”, Radio Rilindja, “Express” i Prishtinës, redaktor i faqeve të kulturës në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës, në disa agjenci lajmesh etj.
Punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003), drejtor biblioteke në qytetin e Klinës (2008-2013), drejtor shkolle në vendlindje etj.
Është redaktor e recensues i qindra botimeve, bashkëpunëtor i shumë asociacioneve letrare, fitues i disa çmimeve letrare, organizues e pjesëtar i dhjetëra manifestimeve letrare e kulturore në hapësirat shqiptare. Është prezantuar edhe në faqet letrare të Zvicrës (gjermanisht) dhe pjesëmarrës në një festival ndërkombëtar të poezisë në Zvicër.
Ka botuar mbi 70 libra (poezi, prozë (tregime, roman)), publicistikë historike dhe kulturore etj, kurse ndër to 43 janë studime, monografi letrare, kritika letrare.
Prej vitit 2016 është në pension.
Get our News
We will process the personal data you have supplied in accordance with our privacy policy.